Bota mbetet pa frymë, stadiumi 350 metra mbi tokë

- Bota Sot

Bota mbetet pa frymë, stadiumi 350 metra mbi tokë

Arabia Saudite do të ndërtojë një stadium 350 metra mbi tokë për Kampionatin Botëror 2034!

Arabia Saudite do të presë Kampionatin Botëror në vitin 2034. 

Arabia Saudite po paraqet planin madhështor për të ndërtuar një stadium në ajër, me të cilin dëshiron të tejkalojë të gjitha Kampionatet Botërore.

Arabia Saudite do ta ndërmarrë projektin si pjesë të ndërtimit të zonës ekonomike, industriale dhe të biznesit Neom, e cila pritet të shtrihet në 26,500 mijë kilometra katrorë, ku qyteti The Line do të luajë një rol të madh.

Këtu supozohet të vendoset stadiumi i planifikuar, i cili thuhet se do të ndërtohet 350 metra mbi tokë dhe do të jetë në gjendje të akomodojë 43 mijë spektatorë. 

Sipas organizatorëve, ai do të funksionojë tërësisht me ndihmën e energjisë diellore dhe të erës.

Sipas raportimeve të mediave arabe, Stadiumi Ndërkombëtar “King Salman”, i cili do të ndërtohet në Riad, do të jetë në qendër të projektit.

Ai do të jetë gjithashtu stadiumi më i madh i vendit, me një kapacitet prej 92,760 spektatorësh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot