Albanese kërcënon Vllazninë kryesuese: Duam të shpallemi përsëri kampionë!

- Bota Sot

Albanese kërcënon Vllazninë kryesuese: Duam të shpallemi përsëri kampionë!

Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi me shifrat 1-0.

Pas këtij dueli ka folur autori i golit dhe "Lojtari i Ndeshjes", Alessandro Albanese.

“Më e rëndësishme është që fituam. Sot ishte një ndeshje e vështirë, e dinim dhe fituam, ndaj jemi të lumtur që morëm pikët. Shpresojmë të vazhdojmë kështu në javën e ardhshme.

Mendoj se jam i kënaqur me ecurinë, është normale. Por e përsërit që më e rëndësishmja është që fituam ndeshjen. Jam i kënaqur për golin dhe për fitoren.

Tani jam i fokusuar te Egnatia, ne duam të shpallemi përsëri kampionë. Këtë vit dhe vitin tjetër fokusohem vetëm te Egnatia”, tha Albanese.



Lexoni të gjitha në Bota Sot