Zhbllokohet më në fund Marvin Çuni.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka gjetur golin e parë për këtë sezon në Serie B italiane, me fanellën e Sampdorias.
Në minutën e 80-të, në duelin ndaj Empolit të Stiven Shpendit, 24-vjeçari Çuni, tundi rrjetën me kokë, pas asistit të Barak, duke vendosur baraspeshën 3 minuta pas golit të shënuar nga Popov.
Goli i parë i sulmuesit shqiptar me fanellën e Sampdorias erdhi në ndeshjen e 10-të, teksa më herët kishte kontribuar me 1 asis.