Adnan Januzaj shkëlqen me dy gola në fanellën e Sevillës

- Bota Sot

Adnan Januzaj shkëlqen me dy gola në fanellën e Sevillës

Adnan Januzaj pas një kohë të gjatë del në qendër të vëmendjes, kësaj radhe në Kupën e Mbretit në Spanjë. 

Futbollisti Januzaj shënoi dy gola në fitoren e thellë të Sevillës, me rezultat 4:1 ndaj Toledos vendase. 

Januzaj shënoi në minutën e 40-të e 48-të, ndërsa golat tjerë i realizuan Peque (20) e Salas (60).

Januzaj u zëvendësua në minutën e 69-të nga Gudeli.

Për vendasit shënoi Brunet  (17").

Sevilla kualifikohet në të 32-tën e finales së Kupës së Mbretit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot