St. Pauli është kualifikuar me penallti, duke e mposhtur me rezultat 8:7 Hoffenheimin.
St. Pauli feston në Hamburg.
Përballja në kohën e rregullt u mbyllë pa fitues (1:1), po ashtu edhe pas 120 minutave, por me rezultat 2:2.
St. Pauli është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Gjermanisë në futboll.
Për Hoffenheim shënuan Promel (47), Kramariç (107 - nga penalltia) dhe për St. Paulin Wahl (1’) e Pereira Lage (120+2”).
Fisnik Asllani, Albian Hajdari e Leon Avdullahu, reprezentuesit e Kosovës, u paraqitën nga minuta e parë për Hoffenheimin.
Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 50-të e Asllani u zëvendësua në minutën e 77-të.
Penalltitë, për St. Paulin shënuan Smith, Oppie, Kaars, Saliakas, Fujita, Sands, Ceesay, Wahl; dështoi Pereira Lage dhe për Hoffenheim Burger, Bebou, Avdullahu, Bernardo, Toure, Kabak, Tohumcu; dështua Kramariç e Albian Hajdari.
Hoffenheimi eliminohet nga Kupa e Gjermanisë.