12 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë municionesh në Rusi

- Bota Sot

12 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë municionesh në Rusi

Një shpërthim në një fabrikë municionesh në Uralet ruse ka lënë 12 persona të vdekur, ka bërë të ditur guvernatori i rajonit.

Alexei Teksler tha se të paktën 19 persona janë plagosur në shpërthimin që ndodhi në distriktin Kopeisk të rajonit Chelyabinsk, i cili kufizohet me Kazakistanin, raporton BBCNews.

Guvernatori nuk specifikoi se cili fabrikë ishte goditur, por video të verifikuara tregojnë një top zjarri të filmuar nga rruga pranë fabrikës Plastmass në zonë. Kjo fabrikë prodhon dhe riciklon eksplozivë për ushtrinë ruse.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e shpërthimit, por Teksler theksoi se incidenti “nuk ishte sulm me dron”.

Zjarri, i raportuar për herë të parë të mërkurën vonë, është shuar që atëherë dhe operacionet e kërkim-shpëtimit në fabrikë po vazhdojnë të enjten në mëngjes, tha Teksler.

Ai shtoi se ende nuk dihet vendndodhja e 10 punonjësve të tjerë.

E premtja është shpallur ditë zie në rajon dhe hetuesit kanë hapur një procedim penal mbi shpërthimin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot