Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka zbuluar arsyet pse i nxori nga loja Rafael Leaon dhe Santiago Gimenezin gjatë barazimit 1-1 ndaj Atalantës në Bergamo.
“Leao kishte një problem të vogël me ijen dhe nuk ishte në formë të mirë në fund të pjesës së parë, ndaj preferova ta zëvendësoj për të sjellë energji të freskët në fushë,” tha Allegri për DAZN Italia.
Sa i përket sulmuesit Santiago Gimenez, ai u largua për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. “Nuk duket asgjë serioze, shpresojmë ta kemi gati për ndeshjet e ardhshme,” shtoi trajneri.
Milani po përballet me disa mungesa të rëndësishme si Pulisic, Rabiot, Estupinan dhe Jashari, ndërsa Loftus-Cheek u rikthye në fushë pas dëmtimit.
“Kemi nevojë për më shumë besim dhe qetësi në sulm. Patëm raste të mira në pjesën e dytë, por duhet t’i shfrytëzojmë më mirë. Jam i kënaqur me përkushtimin e skuadrës,” përfundoi Allegri.
Milani tani përgatitet për sfidën e radhës kundër Romës.