Shqiptari që po habit Zvicrën

- Bota Sot

Shqiptari që po habit Zvicrën

Futbollisti shqiptar, Rilind Nivokazi, po kalon formë të lartë në Kampionatin e Zvicrës.

Nivokazi mbrëmë habiti zviceranët me dy gola që shënoi në fitoren me rezultat 3:2 të Sionit ndaj St. Gallenit, në ndeshjen e javës së 11-të.

Nivokazi deri me tash ka realizuar pesë gola dhe ka 2  më pak se shënuesi më i mirë në kampionat, Vogt i St. Gallenit.

Ai brenda pak minutave shënoi mbrëmë dy gola, në minutën e 43-të e 45+3.

Sioni është në vend të katërt me 18 pikë, 7 më pak se lideri Thuni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot