Dikur ishte fans i Armend Alimit, ndërsa sot bashkëlojtarë!

- Bota Sot

Dikur ishte fans i Armend Alimit, ndërsa sot bashkëlojtarë!

Ardit Demiri u shndërrua nga një tifoz në një shok skuadre.

Një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon se Demiri dikur ishte fans i Armend Alimi, derisa ky i fundit luante me sukses të madh për Shkëndijën e Tetovës.

“Ka qenë sezoni 2014/15”, kujton Ardit Demiri dhe vazhdon: “Unë kam qenë 14 vjec, pjesë e akademisë së KF Shkëndija.

Kam ëndërruar që një ditë të luajmë së bashku dhe kjo ëndërr më është bërë realitet, që të luaj krah për krah legjendës së futobllit Armend Alimi.

Deri tani kjo është kënaqësia më e madhe në karrierën time, pasi po luajmë në ekipin ku ai e ka nisur karrierën dhe tani po luajmë së bashku”.

Futbollisti tetovar Ardit Demiri dhe Armend Alimi tani luajnë së bashku te Bashkimi, tandem në mesfushë. Futbolli ndonjëherë me të vërtetë na mahnitë me histori interesante.



Lexoni të gjitha në Bota Sot