Më në fund është zyrtare. Antoni Caci ka vendosur të rinovojë me Mainz, pasi kontrata aty i përfundonte në fundin e këtij sezoni. Caci hodhi firmën, që vlen deri në vitin 2028.
“Është bërë një lojtar kyç për ne, ashtu si edhe i preferuar nga tifozët. Ka kaluar momente të vështira dhe suksese me ne, gjithmonë duke treguar dedikim.
Besimi i tij me topin, leximi i lojës dhe progresi i madh në fazën mbrojtëse e bëjnë një përshtatje perfekte për mënyrën si luajmë. Rinovimi i tij është një sinjal i fortë për klubin, skuadrën dhe tifozët”, u shpreh fillimisht drejtori sportiv.
Më pas Caci tha fjalën e tij: “Të zgjasja kontratën me Mainz ishte vendimi më i mirë për mua.
Ndihem me të vërtetë si në shtëpi këtu, familjen e kam afër, dhe kurrë nuk humbasin një ndeshje. Ishte e rëndësishme që të tregoj se shumë mendoj për klubin dhe tifozët.
E ndjej besimin e trajnerit dhe shokëve të skuadrës çdo ditë, dhe mbështetja e tifozëve është e jashtëzakonshme.
Po punoj fort që të rikthehm në fushë sa më shpejt dhe të ndihmoj skuadrën që të japim gjithçka për tifozët tonë”.
Më parë për 28-vjeçarin është treguar interes nga trajneri Silvinjo në Kombëtaren shqiptare. Duke pasur rrënjë shqiptare, mbrojtësi ka mundësi të luajë për kuqezinjtë edhe pse është aktivizuar me Francën në Lojërat Olimpike.