Futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, ka folur për dy golat e tij kundër Toledos të martën mbrëma.
Januzaj dhe Sevilla arritën të triumfojnë ndaj Toledos me rezultat 1:4 në Kupën e Mbretit.
Januzaj ishte protagonist me dy gola të shënuara dhe pas ndeshjes tha se po rifiton vetëbesimin pasi pranoi se kaloi një periudhë të vështirë për shkak të një problemi fizik.
“Këto gola janë të shkëlqyeshme për mua që të jem i përgatitur dhe të vazhdoj përpara.
Ndihem më mirë. Pata disa probleme fizike, por tani ndihem shumë më mirë dhe po marr kohë loje”, tha Januzaj.
“Këto janë ndeshje shumë të vështira për t’u fituar sepse ata po luajnë për jetën e tyre. Ata mund të luajnë një ndeshje si kjo vetëm një herë në jetën e tyre”, shtoi ai.
“Fitorja është gjithmonë e mirë për ndeshjen tjetër sepse të jep besim. Jam i sigurt se do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar ndeshjet e ardhshme. Jemi një skuadër e mirë dhe jemi të gjithë së bashku në këtë”, tha Januzaj.