Indrit Tuci ishte vendimtar për ekipin e tij, Kaizerispor në Kupën e Turqisë, duke shënuar golin e fitores dhe të kualifikimit.
Sulmuesi shqiptar, që ka qenë edhe pjesë e kombëtares, luajti titullar në ndeshjen e turit të tretë dhe shënoi shpejt, që në minutën e tretë.
Ky ishte goli i vetëm i kësaj ndeshjeje duke siguruar kalimin në raundin tjetër.
Për Tucin kjo ishte rrjeta e dytë këtë sezon në Turqi, pasi ka shënuar një herë edhe në Superligën e këtij vendi.
Futbollisti kuqezi është i huazuar nga Sparta e Pragës dhe synon të luajë më shumë minuta e të kthehet në kombëtare.