Juventus synon një mesfushor në janar, ëndrra është lojtari i Sportingut

- Bota Sot

Juventus synon një mesfushor në janar, ëndrra është lojtari i Sportingut

Fillimi i sezonit ka nxjerrë në pah nevojat e Juventusit për përforcime, sidomos në repartin e mesfushës.

Drejtuesit bardhezi kanë kuptuar se skuadra ka nevojë për një përforcim në qendër të fushës, një lojtar që t’i japë më shumë organizim dhe ritëm lojës.

Sipas mediave italiane, emri i parë në listën e drejtorit Comolli është ai i Morten Hjulmand, ish-mesfushori i Lecces që aktualisht luan me Sporting Lisbonën.

Danezi konsiderohet profili ideal për mesfushën e Juventusit, falë inteligjencës taktike dhe aftësisë për të kontrolluar lojën.

Megjithatë, problemi kryesor mbetet klauzola e lartë prej 80 milionë eurosh, që klubi portugez kërkon të respektohet. Juventus kishte tentuar kontaktet me Sportingun edhe gjatë merkatos së verës, por pa hyrë në negociata konkrete. Pavarësisht kësaj, në Torino besojnë se marrëveshja mund të arrihet me një shumë që shkon rreth gjysmës së klauzolës, pra afro 40 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit bardhezi po studiojnë edhe alternativa të tjera. Në listë janë Bouaddi, për të cilin kërkohen rreth 30 milionë euro, dhe Schlager, një mesfushor me përvojë, por që nuk bind plotësisht për shkak të moshës së tij, gati 28 vjeç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot