Chelsea po ndjek me vëmendje situatën e Marc-André Ter Stegen, portierit të Barcelonës, i cili aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në shpinë.
Portieri gjerman kërkon një projekt të ri që t’i garantojë aktivizim të rregullt, me synimin për të qenë pjesë e Kupës së Botës 2026 me kombëtaren e Gjermanisë.
Pas rikthimit nga dëmtimi, Ter Stegen pritet të ketë nevojë për minuta loje për të rikthyer formën optimale dhe për të bindur trajnerin Julian Nagelsmann.
Megjithatë, te Barcelona ai nuk gëzon më statusin e padiskutueshëm, duke u renditur i treti në hierarkinë e portierëve.
Në këtë situatë, Chelsea ka hyrë në skenë. Klubi londinez e sheh 32-vjeçarin si një mundësi ideale për të shtuar përvojë dhe konkurrencë në portë. Drejtuesit e “blues” po analizojnë me kujdes profilin e gjermanit dhe mundësinë e një transferimi gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.