Llapi - Prishtina, formacionet

- Bota Sot

Llapi - Prishtina, formacionet

Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të prishtinasve në ndeshjen derbi të javës e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Tahir Batatinës ka pasur një ngritje duke fituar tri herë dhe barazuar një herë në katër ndeshet e fundit, teksa synon ta shfrytëzoj terrenin vendas për tri pikët e radhës nga kjo ndeshje e vështirë.

Në anën tjetër, ekipi i Arsim Thaqit është në formë të jashtëzakonshme me gjashtë fitore radhazi dhe i blinduar në pozitën e parë, kështu që synon ta vazhdoj serinë e fitoreve për të ruajtur distancën me Ballkanin.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi:Coric; Aliu, Useini, Rama, Blakçori; H.Hyseni, Ramadani, Hasani, Sadriu; M.Hyseni, Gnapi;

Prishtina: Gjokaj; Vitija, Limani, Mamengi; Bytyqi, Zeqiri, Namani, Saletic; Taipi, Ilievski, Veliu;



Lexoni të gjitha në Bota Sot