Albian Hajdari, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës – ishte fytyra tragjike mbrëmë në eliminimin e Hoffenheimit nga Kupa e Gjermanisë.
Hajdari humbi penalltinë vendimtare, duke eliminuar skuadrën e tij nga “DFB Pokal”..
Lojtari Joel Chima Fujita – në vend se të festonte fitoren, shkoi te Hajdari duke bërë disa gjeste.
Sigurisht që reagimi i mbrojtësit të Kosovës ishte shumë profesional.
Ai ishte i mërzitur që humbi penalltinë, por në lojë ishte një nga më të mirët.