Papa Leo XIV bëri thirrje të martën për ti dhënë fund luftërave në mbarë botën, duke thënë se arritja e paqes është "detyrë e të gjithë udhëheqësve politikë".
Duke folur në mbyllje të një forumi ndërfetar në Romë, Papa tha: "Konfliktet ekzistojnë kudo që ka jetë, por ne nuk mund ti menaxhojmë dhe as ti zgjidhim ato përmes luftës".
Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë të fillojnë "një periudhë të vërtetë dhe të qëndrueshme pajtimi", duke shtuar: "Le të mbarojnë luftërat tani",
"Bota është e etur për paqe", tha Papa, duke paralajmëruar se njerëzimi nuk duhet "të mësohet të jetojë me luftën".
Ai e përshkroi përfundimin e luftërave si "një detyrë të pashmangshme para Zotit", duke thënë se paqja duhet të jetë "prioriteti kryesor i të gjitha politikave".
Eventi tre-ditor, i organizuar nga Komuniteti Katolik i SantEgidio nën temën "Kini Guxim për Paqen", mblodhi së bashku përfaqësues të feve të ndryshme dhe përfundoi me një minutë heshtje për viktimat e luftës dhe dhunës.