Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina 01 do të nis sot (e mërkurë) garat në Ligën e Kampionëve në një ndeshje ndaj gjigantit portugez, Sporting Lisbona.
Nga sot fillon Main Round i Ligës së Kampionëve, i cili do të luhet midis të mërkurës dhe të dielës dhe do të përcaktojë 16 ekipet që do të kalojnë në fazën e 1/8-tës, pasi gara ka një format të ri për sezonin e saj të 25-të.
FC Prishtina 01 është pjesë e Grupit 4, ku do të përballet me: Sporting Lisbonë, (Portugali), Kairat Almaty (Kazakistan) dhe Novo Vrijeme Makarska (Kroaci).
Ndeshja e parë do të jetë pikërisht ndaj portugezëve të Sportingut, ndeshje e cila do të zhvillohet nga ora 17:00 në Gradski Sports Center në qytetin Makarska të Kroacisë.