Tifozët e Juventusit dalin menjëherë kundër Spaletit

- Bota Sot

Tifozët e Juventusit dalin menjëherë kundër Spaletit

Emri i Luçiano Spaletit ka ndarë në dysh opinionin bardhezi.

Një pjesë e tifozëve të Juventusit e kundërshtojnë me forcë ardhjen e ish-trajnerit të Napolit, duke e konsideruar “shumë të lidhur me qytetin napoletan”.

Në rrjetet sociale qarkullojnë komente ironike për tatuazhin e tij trikolor, simbol i triumfit me Napolin, që për shumë vetë përfaqëson një “plagë” të pashlyer sportive.

Po ashtu, kujtohen fjalët e dashurisë që Spaleti i ka drejtuar dikur Napolit dhe qytetit të tij.

Megjithatë, drejtuesit e Juves kërkojnë të shohin përpara: për ta, rëndësi ka vetëm projekti teknik dhe aftësia për të rikthyer skuadrën në majat e futbollit italian.

Fitoret, si gjithmonë, mund të shërojnë çdo plagë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot