Klubi i futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit është dënuar rëndë nga institucioni më i lartë evropian, UEFA.
Ky klub është gjobitur nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s për disa shkelje gjatë ndeshjes Braga – Cërvena Zvezda e zhvilluar javën e kaluar, në kuadër të fazës së Euriopa League.
Për shkeljet e shumta në ndeshjen kundër Bragës, Zvezda është dënuar në total me 62 mijë e 500 euro dhe dy ndeshje pa shikues në ndeshjen në udhëtim kundër Sturm Grazit dhe Malmos.
Ky dënim vjen për shkak të sjelljeve raciste dhe diskriminuese nga shikuesit e klubit serb në Portugali, si dhe për transmetimin e një mesazhi, ku në një video të publikuar dëgjohen edhe thirrjet anti-Kosovë nga tifo-grupi famëkeq “Delije”: “Kosova, Serbia”.