Skuadra e Ferizajt i kthehet fitoreve në elitën e futbollit të Kosovës.
Ferizaj e ka mposhtur me rezultat 3:0 Prishtinën e Re, në takimin që u zhvillua prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.
Tre pikë të mëdha për Ferizajn që e largojnë nga fundi i tabelës.
Futbollistët Erion Sadriu në minutën e 22-të, Jakup Berisha në të 70-tën dhe Remzifaik Selmani (90’), realizon për fitoren e madhe.
Ferizaj ngritet në vend të 8-të me 13 pikë e Prishtina e Re është e ngujuar në fund me 7 sosh.