Lideri i kampionatit, Prishtina, megjithatë mposhtet në kuadër të javës së 11-të.
Lla[pi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Prishtinës, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Llapi kaloi në epërsi 1:0 ndaj Prishtinës.
Autor i golit është Edon Sadriu në minutën e 40-të.
Sadriu shënoi pas asistimit të Muhamet Hysenit.
Në fillim të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 53-të, Axel Gnapi shënoi për 2:0 falë asistimit të Arianit Hasanit.
Në minutën e 68-të Kryeziu ngushtoi humbjen në 2:1.
Prishtina ndalet pas shtatë ndeshjeve pa humbje.
Prishtina kryeson me 35 pikë e Llapi renditet në vend të pestë me 16 pikë.