Al Nasr pritej të ishte e pandalshme në këtë sezon, por ekipi ku luan Cristiano Ronaldo pësoi dje një tronditje të madhe.
Kampionët në fuqi të Al Itihad i eliminuan nga Kupa duke shkuar në fazën çerekfinale.
Ekipi i Mario Mitajt fitoi me rezultatin 1-2.
Humbja e një trofeu i dhemb Ronaldos, i cili nuk e fshehu zhgënjimin pas ndeshjes.
Këtë e tregojnë edhe pamjet - fotografia
Mitaj bëri mjaft mirë, teksa asistoi edhe golin e parë të takimit.
Al Nasr ndërkohë kishte 10 fitore radhazi dhe nuk ishte aspak i përgatitur për këtë moment. Tashmë fokusi kalon në kampionat ku kryeson.