Arsimi barazon! Gjashtë shqiptarë titullarë te Rabotniçki

- Bota Sot

Arsimi barazon! Gjashtë shqiptarë titullarë te Rabotniçki

Arsimi nga Çegrani ka barazuar me rezultat 2:2 me  Rabotniçkin e Shkupit, në takimin e javës së 11-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja u zhvillua në Gostivar. 

Rabotniçki u paraqitë me gjashtë shqiptarë titullarë, kapiteni Besir Demiri, Xhelil Asani, Ermedin Adem, Dashmir Elezi, Florian Kadriu e Demir Imeri.

Së pari, Demir Imeri shënoi gol të mrekullueshëm në minutën e 41-të, pasi mposhti Islamin nga rreth 20-21 metra.

Menjëherë pasi e filluan nga qendra, skuadra vendase humbi topin dhe pas një krosimi nga krahu i djathtë, Drljeviq shënoi autogol për "romantikët", 0:2 (42’).

Në pjesën e dytë, në minutën e 69-të Arsimi fillimisht e ngushtoi diferencën me gol të bukur me anë të Bashkim Velijës. 

Në minutën e 84-të Alban Taipi arriti ta çonte topin në rrjetë pas një tollovie afër portës, 2:2.

Pas javës së 11-të, Arsimi zë vendin e tetë me 12 pikë e Rabotniçki të dhjetin me 7 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot