Real Madrid gjen zëvendësuesin në Serie A

- Bota Sot

Real Madrid gjen zëvendësuesin në Serie A

Dani Carvajal pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë, për shkak dëmtimi të pësuar në “El Clasico-n” e fundit. Për këtë arsye, Real Madrid po mendon të ndërhyjë në merkato.

Objektivi i madrilenëve është mbrojtësi i djathtë i Romës, Zeki Celik.

28-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me verdhekuqtë dhe transferimi i tij brenda merkatos së janarit mund të arrihet për një shifër rreth 10 milionë euro.

Dihet që Real Madrid ka dhe Alexander Arnold në krahun e djathtë, por madrilenët nuk duan të rrezikojnë të mbeten vetëm me një lojtar në këtë krah, ndaj janë të detyruar të ndërhyjnë në merkato.



Lexoni të gjitha në Bota Sot