Vora–Partizani do të luhet në “Arenën e Demave” dhe me orar të ri

- Bota Sot

Vora–Partizani do të luhet në “Arenën e Demave” dhe me orar të ri

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një ndryshim të papritur në kalendarin e javës së 10-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja mes Vorës dhe Partizanit, e cila do të zhvillohet më 3 nëntor, nuk do të luhet në fushën e parashikuar fillimisht.

Skuadra e drejtuar nga Arjan Bellai pritej të debutonte më në fund në stadiumin e vet, por pasi ambientet ende nuk janë gati për zhvillimin e takimit, FSHF-ja ka zyrtarizuar zhvendosjen e ndeshjes në “Arenën e Demave”, ku Vora do të jetë formalisht skuadër pritëse.

Ky nuk është rasti i parë që Vora detyrohet të zhvendoset: edhe ndeshjen e fundit ndaj Dinamos e zhvilloi në stadiumin e Partizanit, ndërsa më herët ka luajtur disa takime në stadiumin e Laçit.

Ndryshim ka pësuar edhe orari i takimit. Fillimisht i planifikuar për në 14:00, dueli do të nisë në orën 17:00, në përputhje me vendimin e fundit të FSHF-së.



Lexoni të gjitha në Bota Sot