Futsalli po bëhet gjithnjë e më atraktiv në shtetin e Kosovës.
Lojtari Diar Deliu tregoi një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen derbi në mes FC Drenica dhe FC Prishtina 01, e cila përfundoi me rezultat 5:1 në favor të skuadrës nga Skenderaj.
Kontributi i tij ishte vendimtar në këtë fitore të bindshme të klubit nga Skenderaj, pasi ai shënoi dy gola.
Në bazë të performancës së treguar dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në rezultat, Diar Deliu (FC Drenica) shpallet Lojtari i Javës – Java e pestë.