Arsenali është kualifikuar në çerekfinale të EFL Cup në Angli.
Arsenali e mposhti me rezultat 2:0 Brightonin.
Futbollistët Nwaneri (58) e Saka (76) shënuan për fitoren e Arsenalit.
Liverpooli turpërohet në "Anfield" duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Crystal Palace.
Golat i realizuan Sarr (41 e 45) e Pino (88’).
Manchester City mezi eliminoi si mysafire me rezultat 3:1 ndaj Swanseas.
Për Cityn shënuan Doku (39), Marmoush (77) e Cherki (90+3”) dhe për vendasit Franco (12).
Chelsea fiton në konak të Wolves-it me rezultat 4:3.
Për Chelsean shënuan Andrey Santos (5), George (15), Estêvão (41) e Gittens (89) dhe për vendasit Arokodare (48), Wolfe (73 e 90+1).