Elbasani luan “poker” në kryeqytet, mposht Tiranën mes spektaklit të 5 golave

- Bota Sot

Elbasani luan “poker” në kryeqytet, mposht Tiranën mes spektaklit të 5 golave

Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 1-4 në favor të miqve.

Dygolëshin e parë për elbasanasit e shënoi Tsague, më pas shënuan edhe Gomes me Diallo.

Ndërkohë që golin e vetëm për Tiranën e shënoi Tabekou, megjithatë ajo “rrjetë e tundur” rezultoi vetëm statistikore në përfundim të ndeshjes.

Kështu, Elbasani shkon në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 17 pikë. Në krahun tjetër, me vetëm 6 pikë, Tirana mbetet në vendin e parafundit në tabelë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot