Një drejtues automjeti humbi jetën në një përplasje mes makinës së tij dhe një autobusi që transportonte rreth pesëdhjetë nxënës, ditën e djeshme në Itali.
85-vjeçari, drejtuesi i makinës, vdiq në vend nga përplasja e fortë.
Dymbëdhjetë pasagjerë të autobusit pësuan lëndime të lehta.
Sipas burimeve, shoferi që humbi jetën Germano De Luka nuk kishte leje drejtimi.
Patenta e tij kishte skaduar në gusht dhe nuk ishte rinovuar për shkak të mungesës së kushteve mjekësore. Ndalesa për drejtimin e automjeteve kishte hyrë në fuqi më 15 tetor.
Aksidenti, sipas të dhënave paraprake, ndodhi pas një kthese të beftë, ku makina kaloi në korsinë e kundërt, duke shkaktuar përplasjen.