Davide Lippi: Babai i kërkoi falje gjyshit te varri pse pranoi ofertën e Juventusitv

- Bota Sot

Davide Lippi: Babai i kërkoi falje gjyshit te varri pse pranoi ofertën e Juventusitv

Davide Lippi rrëfeu marrëdhënien me babanë, Marcello Lippi.

Ai kujton ditën kur babai pranoi ofertën e Luciano Moggi te Juventusi: “

Shkoi te varri i gjyshit, një socialist toskan kundër Agnellit, për t’i kërkuar falje pse po e pranonte atë ofertë. Të tilla janë vlerat tona familjare”.

Vlerat e forta familjare e bënë Lippin të refuzonte vazhdimin si trajner i Italisë pas Botërorit 2006, për të mbrojtur djalin e tij, i përfshirë në skandalin “Calciopoli”: “Nuk ma tha kurrë, por ai e la kombëtaren për të më mbrojtur, edhe pse donin që të qëndronte.

Emri im mund të përdorej në ‘Calciopoli’. Mund ta kishte fituar edhe Europianin, por zgjodhi të ishte baba e jo trajner. Më pas bëri gabimin e kthimit te Moggi pas dy vitesh”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot