Tirana u mposht 4-1 nga Elbasani në “Air Albania”.
Bardheblutë nuk po kalojnë aspak një moment të mirë në këtë sezon , ku kanë mundur të sigurojnë vetëm 1 fitore.
Roberto Bordin nuk po arrin të nxjerrë ekipin nga kriza dhe tashmë stoli i tij ka nisur të “lëkundet’ shumë. Humbja e mbrëmshme duket se ka “mbushur kupën” dhe sipas “shtypi të ditës” bëhet me dije se shkarkimi i tij është çështje orësh.
Drejtuesit janë të zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës dhe në këto kushte mendojnë të ndajnë rrugët me italianin. Ky i fundit mori drejtimin e skuadrës thuajse 2 muaj më parë, por pa mundur ta nxjerrë ekipin nga zona e ftohtë e klasifikimit. Saktësisht më 7 shtator.
Pas 9 javësh kampionat të zhvilluara deri më tani, Tirana ka grumbulluar 6 pikë dhe aktualisht mban vendin e parafundit në klasifikim. Tirana me në krye Bordin ka arritur të luajnë 7 ndeshje, ku ka siguar 1 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.