Maresca: Jemi në drejtimin e duhur

- Bota Sot

Maresca: Jemi në drejtimin e duhur

Chelsea arriti një fitore të çmendur 4-3 ndaj Wolves në Carabao Cup, duke avancuar në fazën çerekfinale. Një fitore që erdhi pas zhgënjimit që londinezët patën të shtunën në Premier League, kur u mundën nga Sunderland.

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, mendon se skuadra e tij po shkon në drejtimin e duhur. “Kemi nevojë për qëndrueshmëri nëse dëshirojmë të kemi një sezon të mirë.

Pas katër fitoreve radhazi, për fat të keq humbëm pikë kundër Sunderland, por ecim përpara. Fitorja ndaj Wolves rikthen qetësinë”, tha Maresca.

“Chelsea duhet të përpiqet të fitojë sa më shumë ndeshje ndaj për mua personalisht, të gjitha takimet janë të rëndësishme. Kjo na ndihmon të rritemi. Luajmë shumë, por kemi një ekip me shumë djem të rinj dhe bëjmë rotacion”, tha trajneri italian.

Më tej, Enzo Maresca, pranoi se duhet të vazhdojë t’i mbrojë lojtarët nga dëmtimet nëse ata duan të vazhdojnë të luftojnë në të gjitha frontet këtë sezon: “Duhet të bëjmë rotacion. Duhet t’i mbrojmë lojtarët sepse nëse shkojmë me të njëjtën formacion, do të kemi vështirësi gjatë sezonit”.

“Sigurisht që duhet të bëjmë disa herë gjatë sezonit rotacion për të ndihmuar në mbrojtjen e lojtarëve. Ka lojtarë që duhet të mbrohen për shumë arsye. Enzo Fernandez, Moi Caicedo, Joao Pedro, të gjithë janë lojtarë, për arsye të ndryshme, ne duhet t’i mbrojmë”, tha Maresca.



Lexoni të gjitha në Bota Sot