KF Bashkimi i Kumanovës me shumë gjasa do të drejtohet nga tekniku, Gjorgji Mojsov.
Sportmania ka mësuar ekskuzivisht se Mojsov do të jetë zëvendësuesi i Muarem Muarem, i cili dje dha dorëheqje nga posti i trajnerit te skuadra kumanovare.
Sipas burimeve jozyrtare, Mojsov dhe drejtuesit e Bashkimit kanë arritur marrëveshje dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij.
Gjorgji Mojsov së fundmi ishte pjesë e Tikveshit, ku drejtoj ekipin nga Kavadari, teksa dy sezone më heret fitoi edhe trofeun e Kupës me të njejtën skuadër.