I pafat Doue

- Bota Sot

I pafat Doue

Një prej futbollistëve më të mirë në botë, Desire Doue është lënduar sërish.

Futbollisti francez pësoi një lëndim muskolar dje gjatë ndeshjes kundër Lorientit.

Ai u largua nga fusha me barelë, me shumë dhimbje dhe tejet i dëshpëruar.

Ky është lëndimi i dytë i tij gjatë këtij sezoni.

Raportohet se Doue do të mungojë disa javë shkaku i këtij lëndimi, duke humbur shumë ndeshje në ligë dhe në Champions.



Lexoni të gjitha në Bota Sot