Duel binjakësh kuqezinj në Ital

- Bota Sot

Duel binjakësh kuqezinj në Ital

Kanë pasur shumë probleme, por duket se po i kalojnë.

Dyshja e binjakëve shqiptarë prej vitesh ka shkëlqyer në Itali, dhe tani mbiemri “Shpendi” ka nisur të dëgjohet fort sërish.

Kristian dhe Stiven Shpendi, të dy nga 22 vjeç, kanë shënuar nga 4 gola këtë sezon në Serinë B, ndërsa luajnë për skuadra të ndryshme.

Kristiani vazhdon tek Çezena, aty ku ka qenë më parë edhe vëllai tjetër, ndërsa Stiveni është prej kohësh pjesë e Empolit, me të cilin provoi edhe Serinë A, por pa sukses.

I fundit që realizoi ishte pikërisht binjaku I Çezenës, I cili u thirr në kombëtare nga trajneri Silvinjo për ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës kundër Serbisë.

Kristian Shpendi dërgoi topin në rrjetë falë një penalltie në ndeshjen që Çezena e fitoi 2-1 në fushën e vet ndaj Karrarezes.

Ishte minuta e 35-të, më pas realizoi Berti, ndërsa nuk mjaftoi goli mik shënuar nga Finoto.

Skuadra nga Emilia Romanja ka pretendime për t’u ngjitur në Serinë A duke u ndodhur në vendin e tretë të renditjes me 20 pikë, një më pak se Modena që kryeson.

Empoli I Stiven Shpendit, ndërkaq, është në pozita më të vështira, vetëm I 12-ti në Serinë B me 20 ekipe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot