Ditën e djeshme Superiorja mbylli fazën e parë të saj, teksa tashmë për ekipet nuk ka shumë kohë për “pushim”. Kjo pasi do të rikthehen shpejt sërish në fushë për të nisur kështu fazën e dyë të kampionatit.
Saktësisht ndeshjet e javës së 10-të të Superiores do të luhen të ndara në 2 ditë. Të dielën janë në program 3 sfida, ndërsa të hënën do të luhen 2 takimet e tjera.
Kështu ditën e dielë do të përballen mes tyre Tirana – Bylis në orën 14:00, ndërsa në orën 17:00 do të përplasin “brirët” Dinamo – Teuta dhe Flamurtari – Elbasani.
Egnatia – Vllaznia dhe Vora – Partizani janë takime që do të luhen ditën e hënë. Këto ndeshje do të zhvillohen paralelisht, në orën 17:00.