Shkarkimi i mundshëm i Roberto Bordin, një “dëshirë e vjetër” del në skenë te Tirana

- Bota Sot

Shkarkimi i mundshëm i Roberto Bordin, një “dëshirë e vjetër” del në skenë te Tirana

E ardhmja e Roberto Bordin në Tiranë duket drejt fundit. Humbja me shifrat 1-4 ndaj Elbasanit në “Air Albania” siç duket ka mbushur “kupën” e drejtuesve, të cilët mendojnë edhe për largimin e italianit.

 Ende nuk ka asgjë nga palët, ndonëse mësohet se ditën e sotme Bordin ka dalë në stërvitje me ekipin dhe nuk dihet nëse kjo do të jetë stërvitja e fundit e tij apo jo. Gjithsesi tashmë në skenë ka dalë edhe emri i parë si zëvendësuesi i mundshëm në rast largimi të Bordin.

Bëhet fjalë për Ardian Nuhiun, i cili aktualisht është i papunë që prej largimit nga Gjilani.

Një “dëshirë e vjetër” kjo për bardheblutë, të cilët e kanë patur në listë emrin e tij për stolin edhe disa herë të tjera.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në kryeqytet, nëse te Tirana do të vazhdojnë të besojnë te Bordin, apo do të ndajnë rrugët mes tyre dhe Nuhiu që mund ta pasojë në stol.



Lexoni të gjitha në Bota Sot