Bayern lufton për të mbajtur mbrojtësin

- Bota Sot

Bayern lufton për të mbajtur mbrojtësin

Bajerni është në bisedime me këshilltarët e mbrojtësit Dajot Upamekano (27) për zgjatjen e kontratës së tij, e cila skadon në fund të sezonit. Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje financiare.

Thuhet se Upamekano aktualisht fiton deri në 16 milionë euro me kontratën e tij aktuale.

Pika e debatit në negociata duket se është bonusi i nënshkrimit. Bashkëlojtari i tij, Alfonso Dejvis, thuhet se ka marrë një shumë shtesë të vlerësuar në 17 milionë euro për firmën e tij.

Bajerni, megjithatë, nuk duket i gatshëm të paguaj sërish një shumë të tillë edhe për mbrojtësin francez. Me Upamekanon, drejtuesit e Bajernit po shpresojnë në të ashtuquajturin “efekti Kompani”. Mbrojtësi është zhvilluar shumë mirë nën drejtimin e trajnerit belg dhe ndihet jashtëzakonisht mirë nën udhëheqjen e tij. Brenda klubit, bordi po llogarit se lojtari mund të jetë i gatshëm të bëjë lëshime financiare në këmbim të vazhdimit të bashkëpunimit me Kompani.

Megjithatë, një marrëveshje ende nuk është arritur. Drejtori sportiv Maks Eberl dhe bashkëdrejtori Kristof Frojnd thuhet se ende nuk i kanë paraqitur bordit mbikëqyrës shifra konkrete në lidhje me Upamekanon. E njëjta gjë vlen edhe për planet e mundshme të transferimit të Niko Shloterbek, i cili është nën kontratë me Dortmundin deri në vitin 2027. Derisa të merret një vendim për Upamekanon, nuk do të ketë hapa konkretë për transferimin e mbrojtësit të BVB-së.

Situata është ndryshe me Mark Guehi. Mbrojtësi anglez dhe kapiteni i Kristal Palas do të jetë i lirë këtë verë, pasi kontrata e tij skadon. Për këtë arsye, Bajerni duhet të filloj të konsiderojë që tani kapitenin e klubit anglez. Thuhet se drejtori sportiv Kristof Frojnd ka bërë kontakte të para konkrete me trajnerin e Palas për të marrë informacione më të detajuara mbi Guehi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot