Mesfushori mungon që nga dëmtimi i ligamentit

- Bota Sot

Mesfushori mungon që nga dëmtimi i ligamentit

Kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, ka zbuluar se ka përshpejtuar rikuperimin e tij nga një dëmtim në gju, duke bërë disa ushtrime shtesë në makinën anti-gravitacionale.

Mesfushori mungon që nga dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar të gjurit në takimin ndaj West Ham, më 4 tetor.

Kjo makinë anti-gravitacionale u lejon lojtarëve të vrapojnë në një pistë vrapimi ndërsa mbajnë lëndime, pasi makina zvogëlon peshën në një nyje ose muskul. “Unë ende po punoj për rikuperimin tim të plotë” tha Odegaard në një postim në rrjetet sociale.

“Gjithçka po shkon mirë dhe po përparoj shumë. Kam filluar të lëviz më shumë dhe kam vrapuar në makinën anti-gravitacionale këtë javë”, tha më tej Odegaard.

“Është mirë të ndiej se po shkoj në drejtimin e duhur dhe se mund të bëj gjithnjë e më shumë stërvitje çdo ditë. Është punë e vështirë, është mirë të ndiesh përparim, të jep më shumë motivim“, deklaroi kapiteni i “topçinjve”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot