Memetriza Hamza: Pavarësisht se ku luajmë, duam fitore për të qëndruar në garë për titullin

- Bota Sot

Memetriza Hamza: Pavarësisht se ku luajmë, duam fitore për të qëndruar në garë për titullin

Struga Trim Lum pësoi një disfatë të papritur nga Brera, në xhiron e fundit, por qëllimi i ekipit është që menjëherë të korrigjojë veten dhe të rikthehet te fitoret.

Sot, Struga TL do të përballet me Shkupin, dhe është interesante se ata do të luajnë në stadiumin e tyre, megjithëse zyrtarisht do të jenë mysafirë.

“Jemi gati të japim më të mirën tonë, njësoj si në çdo ndeshje tjetër.

Do të dalim në fushë me qëllimin për të fituar tre pikët.

Ky është prioriteti ynë kryesor, të qëndrojmë në garë për titullin”, tha mes tjerash Memetriza Hamza.

FC Shkupi është në pozicionin e fundit me vetëm një pikë të fituar, por ajo u fitua në stadiumin e Strugës, në duelin kundër Rabotniçkit. Tani ekipi nga Struga do të jetë në rolin e mysafirëve, por para shikuesve të vet.

“Normalisht, kjo do të jetë një avantazh për ne, sepse do të luajmë në stadiumin tonë, ku zakonisht luajmë si nikoqir. Këtë herë jemi zyrtarisht mysafirë, por kjo nuk ndryshon asgjë. Struga Trim Lum luan gjithmonë për të fituar, pavarësisht se ku luan”,tha Hamza.



Lexoni të gjitha në Bota Sot