Braziliani kërkoi falje publike, por paqja mbetet larg

- Bota Sot

Braziliani kërkoi falje publike, por paqja mbetet larg

Megjithëse Real Madridi arriti një fitore të madhe ndaj Barcelonës në “El Clásico” (2-1), në Spanjë po flitet më shumë për sjelljen e Vinicius Jr. sesa për triumfin.

Braziliani, i zëvendësuar në pjesën e dytë nga Xabi Alonso, reagoi me gjeste të dukshme zemërimi, duke nxitur thashethemet për përçarje me trajnerin.

Të mërkurën kërkoi falje në rrjetet sociale: “Dua të kërkoj ndjesë ndaj tifozëve të Real Madridit për reagimin tim gjatë zëvendësimit në ‘El Clásico’. Iu kam kërkuar falje edhe shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit”.

Sidoqoftë, mungesa e çdo përmendjeje për trajnerin Alonso nuk kaloi pa u vënë re. Sipas mediave madrilene, marrëdhënia mes tyre është e tensionuar prej kohësh, aq sa Vinicius ka menduar të largohet nga klubi. Në dhomën e zhveshjes ai ka kërkuar falje para të gjithëve, ndërsa Alonso iu përgjigj ftohtë:

“Kushdo që ka ankesa, t’i shprehë privatisht, jo para të gjithëve”.

Të dy janë sqaruar në një bisedë të shkurtër e të qetë, por sipas shtypit spanjoll, paqja është ende larg, megjithëse klubi nuk do ta ndëshkojë lojtarin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot