Luçiano Spaleti ka kryer me sukses vizitat mjekësore.
Nga sot për të fillon një mision i ri, që ka për synim të kthejë Juventusin konkurrues.
Pasardhësi i Igor Tudor nuk ka shkuar vetëm në Torino, pasi bashkë me të ndodhet edhe stafi.
Ndihmësi i Spaletit do të jetë Marko Domenikini.
Emër i njohur jo vetëm për Spaletin që ka punuar me të, por edhe klube të tjera të Seria A ku ndër të tjera përmenden Interi dhe Napoli.
Domenikini do shoqërohet nga Salvatore Ruso dhe Xhovani Martushelo. Edhe këto emra me eksperiencë te përfaqësuesja e Italisë.