Moggi “bekon” Spallettin

- Bota Sot

Moggi “bekon” Spallettin

Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, ka komentuar situatën aktuale te bardhezinjtë dhe emërimin e Luciano Spallettit si trajner i ri.

Sipas tij, problemet e klubit nuk lidhen vetëm me stolin, por me mënyrën se si funksionon e gjithë struktura.

“Problemi qëndron te zëvendësimi i trajnerit, në këtë rast Tudor,” u shpreh Moggi.

“Kush drejton klubin duhet të kuptojë çfarë nuk funksionon, sepse janë ndërruar disa trajnerë.

Kjo tregon se diçka nuk po shkon në mekanizëm, duhet pak ‘vaj në ingranazhe’.”

I pyetur nëse Spalletti është njeriu i duhur për të rilançuar Juventusin, Moggi nuk kishte dyshime:“ Është më i miri ndër të disponueshmit për momentin.

Kjo skuadër nuk ka personalitet të madh dhe i duhet dikush që e njeh zanatin e vet, që është i besueshëm.

Për këtë arsye, Spalletti është një zgjedhje e qëlluar. Pastaj gjithçka do të varet nga mesfusha, unë do të kisha marrë një mesfushor dhe një mbrojtës, në vend të tre sulmuesve. Por vetëm ata që janë brenda klubit e dinë çfarë i duhet skuadrës.”

Në fund, Moggi komentoi edhe polemikat që lindën për tatuazhin e Spallettit, ku shfaqet logoja e Napolit dhe flamuri italian: “Janë marrëzira, gjëra pa sens që thuhen kot. Trajnerët janë profesionistë, kur janë në një klub tjetër, mbështesin atë klub. Nuk ka asgjë për t’u kritikuar që ai ka dashur Napolin".



Lexoni të gjitha në Bota Sot