Tifozët janë të bindur

- Bota Sot

Tifozët janë të bindur

Harry Kane është në formë të shkëlqyer këtë sezon me Bajernin. A mundet anglezi të thyej rekordin e golave të Robert Levandovskit në Bundesligë?

Një sondazh zbulon qartë mendimin e publikut.

Matematikisht, Kane është në rrugën e duhur për të tejkaluar rekordin e Bundesligës me 41 gola në një sezon, një arritje që Robert Levandovski e vendosi në sezonin 2020/21.

Një sondazh me më shumë se 5000 tifozë futbolli tregon se 74,46 për qind besojnë se Kane do ta thyej rekordin e Levandovskit këtë sezon, ndërsa 25,54 për qind nuk janë të këtij mendimi.

“Harry Kane është i jashtëzakonshëm,” – e lavdëroi legjenda e Bajernit Roi Makaj.

“Çdo klub dhe çdo ekip do të donte të kishte një lojtar në fushë, për të cilin e di se ka shumë gjasa të shënojë një ose dy gola,” – shpjegoi ish-sulmuesi holandez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot