Struga TL rikthehet në krye, vazhdon katastrofa e Shkupit

- Bota Sot

Struga TL rikthehet në krye, vazhdon katastrofa e Shkupit

Skuadra e Struga Trim Lum triumfuan me rezultat 2:1 kundër Shkupit, në ndeshjen e javës së 11-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. 

Në pesë minutat e para, të dyja ekipet patën nga një rast të bukur, por rrjetat mbeten të paprekura. 

Në minutën e 23-të Compaoré bëri një punë të shkëlqyeshme pas krosimit të Voshës duke shënuar për 0:1.

Vendasit, Shkupi barazoi 1:1 në fillim të pjesës së dytë, gjyqtari kryesor i ndeshjes Blagojce Rallevski konsultoi dhomën e VAR-it, duke akorduar penallti. 

Nga ana tjetër Struga mbetet me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Lassana Diakos. 

Penalltia u konkretizua me sukses nga Suhelj Muarem.

Compaore shënoi golin e tij të dytë dhe të fitores së struganëve në 74-të.

Struga TL rikthehet në krye me 26 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Vardari në pozitën e dytë me 24 sosh. 

Shkupi vazhdon me rezultate katastrofale, 11 ndeshje, një barazim e dhjetë humbje duke u renditur në fund me 1 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot