Hysaj mungon kundër Pizës, zbulohet arsyeja

- Bota Sot

Hysaj mungon kundër Pizës, zbulohet arsyeja

Elseid Hysaj nuk do të jetë i gatshëm për duelin e sotëm të Lazios në Serinë A ndaj Pizës, teksa trajneri Maurizio Sarri ka vendosur ta lërë mbrojtësin shqiptar jashtë listës së të grumbulluarve për këtë sfidë.

Vendimi ka ngjallur kuriozitet, sidomos për faktin se bardhekaltërit kanë pak alternativa në krahët e mbrojtjes, por arsyeja është tërësisht mjekësore.

Angola paguan miliona euro për të sjellë Messin dhe shokët e tij në Luandë

Sipas raportimeve nga Italia, Hysaj ka ndier shqetësime në gjurin e djathtë gjatë ditëve të fundit, si pasojë e një tendinopatie.

Mjekët i kanë rekomanduar pushim të menjëhershëm, duke i sugjeruar që të mos sforcohet në ndeshjen e sotme, për të shmangur rrezikun e një dëmtimi më serioz që do të sillte mungesë më të gjatë në fushë.

Për këtë arsye, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Pizës dhe do ta ndjekë ndeshjen nga televizioni.

Në kampin bardhekaltër shpresohet që Hysaj të rikuperohet në kohë dhe të jetë sërish i gatshëm për përballjen e radhës në kampionat ndaj Kaljarit, ku pritet të ketë rol të rëndësishëm, duke pasur parasysh mungesat dhe rëndësinë e pikëve në këtë fazë të sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot