Shtyhet rikthimi i Xavit në pankinë

- Bota Sot

Shtyhet rikthimi i Xavit në pankinë

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk ka nxitim për t’u rikthyer në pankinë.

Pasi u largua nga katalanasit në vitin 2024, tekniku refuzoi disa oferta, përfshirë atë të  fundit nga Spartaku i Moskës në Rusi.

Trajneri aktual i ekipit nga Moska është Dejan Stankoviç, por klubi thuhet se po shqyrton një ndryshim për shkak të performancave zhgënjyese.

Në muajt e fundit, 45-vjeçari Xavi është lidhur me disa klube.

Nuk mund  të lihet pa përmendur interesimi i Manchester United, Ajax apo edhe Al Ittihad, por asnjë nga këto oferta nuk e bindi atë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot