Futbollisti i Real Madriditi, Kylian Mbappe nesër do ta pranoj çmimin kryesor personal të fituar gjatë sezonit të kaluar, ku do ti dorëzohet ”Këpuca e Artë”.
Sulmuesi francez qysh në sezonin e parë me ”galaktikët” bëri duferencën, duke shënuar 31 gola në La Liga, në 34 ndeshje.
Ai la prapa sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski, me 27 gola të shënuara.
Ceremonia e dorëzimit të Këpucës së Artë për sezonin 2024-2025 për Kylian Mbappe do të mbahet të premten, më 31 tetor, në orën 13:30, në sallën presidenciale të stadiumit Santiago Bernabeu.