Tri javë kanë mbetur para ndeshjes së madhe mes kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës, ndeshje e vlefshme e Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Kapiteni Granit Xhaka me shokë do të zbarkojë më 19 nëntor në Kosovë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të luhet ndoshta ndeshja vendimtare për vend të dytë apo edhe për kreun e grupit, gjithçka do të dihet pas ndeshjes në Slloveni.
Zvicra kryeson me 10 pikë, pasojnë Kosova me 7, Sllovenia 3 dhe Suedia me 1 pikë.
Biletat?
Çmimet e biletave janë si në vijim:
Veri dhe Jug 10 euro
Lindje 20 euro
Perëndim 30 euro
VIP 100 euro